Në seancën dëgjimore në Komisionin për Median, kryetari i Këshillit Drejtues në RTSH, Leka Bungo, është përplasur me anëtarin Ilir Keko, në lidhje me procedurën e ndjekur për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të televizionit publik.

Ndërsa Bungo tha se ka paligjshmëri në proces, për Kekon ka qenë krejt e kundërta. Ai u shpreh procesi është i ligjshëm dhe se për Bungon procesi do të vijojë të jetë jo i tillë, përsa kohë nuk bëhet si do ai.

LEXO EDHE: Kuvendi ndërpreu garën për drejtuesin e përgjithshëm të RTSH, Leka Bungo: Ka paligjshmëri në proces! Në televizionin publik mungon transparenca dhe kjo është e qëllimshme

Ndër të tjera ai tha se në mbledhjet e dhjetorit, Bungo ka tentuar të hapë garën pa votim në Këshillin Drejtues gjë që është kundërshtuar.

Për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Keko bën përgjegjës Bungon.

“Ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë.

Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm. Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa”, tha ai.

Pjesë nga diskutimi:

Keko: Në parim për procesin, unë e di që jam në rregull. Nuk mund të pranoj që procesi, që kur ka filluar, është në kundërshtim me ligjin. Dhe as nuk diskutohet fare.

Bungo: Po ligjin ti e njeh, që duhet të ketë minimalisht 5 vjet në media. Është e ligjshme vota jote për Aurora Polon.

Keko: Lexojeni ligjin siç është i saktë dhe mos e interpretoni ligjin si doni ju. Po të jetë për procesin, ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë.

Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm. Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa.

Në dhjetor kemi mbajtur një qëndrim duke thënë se nuk ka kohë fizike për ta zgjidhur drejtorin e përgjithshëm sepse përpara kemi festivalin, programin e vitit të ri. Dhe që të zgjidhet drejtori duhet 4 ose 5 seanca mbledhjesh.

Për mua procesi është i ligjshëm në gjykimin tim. Por jam i bindur se për kryetarin procesi do të vazhdojë të jetë i paligjshëm përsa kohë nuk rezulton ashtu si do ai.

Bungo: Si nuk ka paligjshmëri? Aurora Polo nuk ka asnjë lidhje me kriteret, fare, fare. Pavarësisht se edhe shpallja e garës që e zgjati kryetarin, për mua janë humor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re