Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ka zhvilluar një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e rindërtimin dhe planin për nxjerrjen e vendin nga kriza për shkak të pandemisë së Covid-19.

Rama tha se plani për të rritur pagën minimale është një masë edhe për të rritur aftësinë blerëse, duke shtuar edhe si do të rriten vendet e punës.

Sipas Ramës, rindërtimi do të gjenerojë rreth 15 mijë vende pune, si dhe në Tiranë do të ketë një volum investimi.

“Plani për të rritur pagën minimale është një masë që do të rrisë aftësinë blerëse. Nuk është një masë definitive është një masë e ndërmjetme mes të djeshme dhe të nesërmes. Aktualisht janë 70 projekte të rindërtimit që janë në zbatim në bashkinë e Tiranës apo në prag të fillimit të zbatimit. Dhe këtu hynë banesa, qendra shëndetësore etj. me një impakt direkt ekonomik për 17 mijë persona. Projekte të cilat në fazën e tyre të zbatimit të plotë do të gjenerojnë rreth 15 mijë vende pune.

Në prag të nisjes për rreth 30 projekte të tjera me një vlerë rreth 32 milionë euro. Në total kjo impakton jetën e 25 mijë personave dhe gjeneron 2000 vende pune direkte.

Kemi në projekt për 18 zona të reja zhvillimore, të gjitha këto prekin 33 mijë qytetarë të tjerë. Financimet e donatorëvë ku vetëm BE si entitet pa llogaritur shtetet e tjera anëtare fillon injektimin e rreth 100 milionë eurove. Në vitin e ardhshëm parashohim 25 miliardë shtesë dhe 6 miliardë në vitin pa vitit të ardhshëm. Kini parasysh gjithë ky investim është në një kohë shumë ambiciozë për nga shtrirja. E tërë kjo e bën procesin e rindërtimin si një proces rimëkëmbje ekonomike. Një gjë është e sigurt dhe këtë e them me krenari në periudhën afatmesme, nga fillimi i vitit që po vjen dhe në dy vitet e ardhshme, Shqipëria ka pasur paketën më të madhe të investimeve publike në historinë e saj dhe pa e cënuar nivelin e borxhit publik.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re