Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Fierit ku ka inspektuar procesin e vaksinimit masiv në këtë qyetet. Kryeministri shoqerohej nga Ministrja Ogerta Manastirliu.

Gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami ka dhënë detaje për vizitën e Ramës dhe për procesin e vaksinimit. Ajo shprehet e numri i qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar ka qenë i ulët ndikuar nga frika ndaj vaksinës, nga fakti që kanë kaluar Covid-19, nga kushtet e motit., etj.

Sipas gazetares, më të skeptikët janë moshat e mesme, të cilat kërkojnë më shumë informacion për vaksinimin në tërësi, ndërsa pensionistët janë më pak skeptikë, duke qenë se janë një grup të cilët kanë qëndruar për shumë kohë të mbyllur.

“Jemi në ditën e dytë të vaksinimit masiv. Pak minuta më parë vetë kryeministri Rama vizitoi qendrën e vaksinimit dhe u largua. Vihet re një distancim midis qytetarëve, por janë në numër të reduktuar. Një pjesë e tyre janë të ndrojtur, por ka dhe nga ata që e kanë kaluar Covid. Ka ndikuar gjithashtu dhe kushtet e motit në procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Fierit. Në këto momente që flasim, vijon vaksinimi, por qytetarët janë të paktë në numër. Stafi vijon të jetë në punë. Qoftë dhe te pensionistët është vënë re numri i ulët. Nuk kemi parë dyndje të qytetarëve. Është më shumë mosha e mesme ajo që i druhet më shumë procesit të vaksinimit. Pensionistët janë ata që janë ruajtuar më shumë dhe kanë qenë më të izoluar, ndërsa mosha e mesme janë ata që pyesion më shumë“, deklaroi gazetarja Bajrami.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re