Kryetarja e komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ministren e BE dhe Kushtetutës së Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është në një tur të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se diskutimi kishte në fokus rrugëtimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimit Evropian.

Tabaku u shpreh se Shqipëria ka një rrugë të qartë drejt BE por fatkeqësisht ndodhemi në udhëkryq me hapjen e kapitujve dhe procesin si dhe përthithjen e ndihmës financiare të BE.

Plani i rritjes është një instrument që duhet përthithur dhe nuk e kemi luksin të humbim mundësitë ekonomike për të përafruar Shqipërinë me rajonin dhe vendet e BE.

Ndër të tjera, Tabaku falenderoi ndihmën dhe shtytjen që Austria ka pasur për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa theksoi se është e domosdoshme që rajoni i plotë të nisë sa më shpejt procesin e anëtarësimit.

Po ashtu, deputetja e PD theksoi se është e rëndësishme që shqiptarët të jenë përfituesit real të këtij procesi ndërsa theksoi nevojën e ndërmarrjes së reformave të rëndësishme që do të eliminojnë korrupsionin dhe ta parandalojnë atë.

Ajo theksoi se roli i rritur i Kuvendit në procesin e integrimit erdhi pas një propozimi të opozitës dhe një dakordësie të gjithë kaheve politikë dhe nuk duhet të suprimohet nga qeveria, sikundër theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura të drejtësisë gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përthithjes së projekteve dhe planeve të BE.

Gjatë bisedës kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane u shpreh se procesi integrimit është transformues dhe i dobishëm për të gjithë shoqërinë

“Kënaqësi takimi me Karoline Edtstadler, në një bisedë të frytshme mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Jetike ruajtja e pavarësisë së inst. drejtësisë, forcimi luftës kundër korrupsionit & Plani Rritjes. Falenderuese për ndihmën e Austrisë në rrugën tonë jo pak të lehtë drejtë BE”, shkruan ajo në një postim në “X”.

Kënaqësi takimi me @k_edtstadler në një bisedë të frytshme mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Jetike ruajtja e pavarësisë së inst. drejtësisë, forcimi luftës kundër korrupsionit & Plani Rritjes. Falenderuese për ndihmën e Austrisë në rrugën tonë jo pak të lehtë drejtë BE. pic.twitter.com/ciYr59MECA

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) April 5, 2024

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re