Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi”, Luçiano Boçi i ftuar në studion e “Panorama TV”, komentoi edhe procesin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ai tha se ai një proces që nisi politikisht, vazhdoi dhe po merr vendime si i tillë. Sipas tij vendimet e gjykatave për Berishën kanë referencë politike dhe jo ligjore.

“Një proces që nis, vazhdon dhe merr vendime politikisht. Vendimet e gjykatave kanë referencë politike dhe jo ligjore.

Kjo kuptohet mirë që  vendimet e gjykatës, kanë tejkaluar ligjin, duke iu referuar politikës.

Ndaj Berishës nuk ka asnjë akuzë, por është hapur një hetim si pasojë e një kallëzimi, ndaj këto masa nuk mund të merren ndaj tij.

SPAK është organi i akuzës, GKKO është organi që ligjin duhet a këtë busullën kryesore, por ka një koherencë mes tyre dhe këtë lidhje nuk e bën ligji se ashtu do kishte vendime te ndryshme, por ka lidhje politike.

Agjende politike e përcaktuar ne zyrat e kryeministri dhe po e zbaton ne mënyrë rigoroze nga SPAK dhe GJKKO” tha Boçi.

Mandati i Berishës

Dukeqenëse  ish-kryeministrit nuk i lejohet pjesëmarrja në seancat plenare për një periudhë kohë të pacaktuar, flitet për mundësinë e humbjes së mandatit, gjë për të cilën Boçi shprehet se në kushte normale Berisha nuk e humb mandatin, por dukeqenëse Rama del mbi ligjin, e rrezikon.

“Deri tani , kemi ardhur nga situata A në X dhe nuk është zbatuar ligji, sepse Berisha duhet të ishte i lirë, Përderisa ligi nuk është zbatuar deri më tanimë nuk pretendoj që ligji do të zbatohet në ZH.

Berishës nuk mund ti hiqet mandati, por Rama duke kapërcyer ligjin e bën dhe shoh që ka një qëllim të tillë.

Synimi i tyrë është ta nxjerrin nga loja politike, sepse e dinë fuqinë e tij, u pa edhe në zgjedhjet që pa logo, pa gjë dhe morëm 600 mijë vota.

Rama kërkon eliminim e opozitës, krijimin e nje miniopozite dhe përdorimin e kësaj të fundit në zgjedhje” shpjegoi ai.

McGonigal

Sa i përket çëshjes së McGonigal dhe nisjes së hetimit nga SPAK, Boçi thotë se Rama duhet të thirret, madje si i pandehur.

“Unë them dhe arsyetoj që Rama duhet të thirret. Në bazë të aferës së korrupsionit dhe blerjes që i është agjentit të FBI nga Rama, ai jo vetëm që duhet të thirret, por të merret i pandehur.

SPAK të përcaktoj është hetim në bazë të një dyshimi apo ka një autor.

Nëse është i hetuar, pse nuk mund të thotë që ky është në hetim, jo është hapur një cështje, kjo është procedura më e thjeshtë” përfundoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re