Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me denoncimin në një nga qendrat e votimit në fshatin Kuqan, pasi deputeti i PD Flamur Noka ka ofenduar komisionerët.

noka (1)

Mësohet se deputeti Noka ka tentuar të shtyjë dhe kutitë e votimit, ku pas ngjarjes është njoftuar dhe prokuroria e Elbasanit dhe uniformat blu kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana  e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re