Socialistët dhe demokratët vendosën sot shtyrjen e afatit për nisjen e raundit të parë të zgjedhjes së presidentit.

PS pranoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj që data 10 të jetë data e nisjes së procesit duke vendosur kështu automatikisht shtyrjen e mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Por teksa Balla po parashtronte pranimin e kërkesës, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ndërhyri duke kërkuar që të mos e lënë afatin më 17 Maj. “Vetëm me 17 Maj se kemi kujtime të hidhura”, tha Spiropali.

Më 17 Maj të vitit 2017, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike në atë kohë Lulzim Basha per me shume se 6 orë patë një takim “kokë më kokë” në Kryesinë e kuvendit, ku PD u dakordësua të futej në zgjedhjet parlamentare duke marrë në këmbim një pjesë të qeverisë për 3 muaj.

Në vijim të fjalës së tij Balla pranoi kërkesën e Alibeajt ndërsa data 16 Maj u caktua si data e raundit të parë të zhvillimit të procesit për zgjedhjen e presidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re