Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur mbi përzgjedhjen e kandidaturave për postin e presidentit të republikës, duke thënë së pari se procesi i nisur nga kryeministri, Edi Rama ishte i gjithi një farsë.

Islami tha se pavarësisht bisedimeve, në raundin e pestë, mjaftonin 71 vota për të përzgjedhur presidentin e republikës, vota që Rama i kishte plotësisht. Ai shkoi më tej duke marrë si referencë edhe një artikull të shkruar, ku thuhej se emri i Ramës ishte i pari në listën e kandidaturave për president.

“Ky proces është i gjithi një farsë e ndërtuar nga Rama sepse e përcaktuar në kushtetutë është e qartë që në raundin e katërt dhe të pestë, mjafton të kesh 71 vota, mazhorancën politike për ta zgjedhur. Rama i kontrollon në mënyrë diabolike të gjithë deputetët. Madje në një artikull të shkruar nga një gazetar i nderuar, thuhej se në zarfet që deputetët e PSkishin dorëzuar, emri i parë në listën e kandidatëve për president, ishte ai i Ramës. Por Rama gjithë këtë farsë e bën për të fituar pikë në sytë e publikut. Fillon e përjashton duke thënë e para mos të jetë politikan dhe më tej mos të jetë i pistë. Është munduar të fusë në lojë opozitën e kompromentuar. Kjo opozitë dihet tashmë se kush është, u mësua edhe në zgjedhjet e 6 marsit. Prakitikisht u vulos përfundimisht që ka një opozitë të vërtetë në vend që është në rritje dhe në konsolidim. Është Komisioni i Rithemelimit”– u shpreh Islami.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re