Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Partisë Socialiste se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 24 Maj.

“Duhet të kuptoni që neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën se kur fillon proceësi i zgjkedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se më 24 Maji. Kemi edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Është procedurë që merr 5 raunde votimi në Kuvendin e Shqioërisë. Këtij procesi duhet t’i lihet koha e duhur.

Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Kjo është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historic. Ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës. Dua të them që edhe sot në konferencën e kryetarëve nuk do kemi kalendar për këtë çështje”, deklaroi Balla.

Balla shtoi gjithashtu se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.

“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.

Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re