Skip to content

“Procesi s’do ndalet”- Gara për lidershpin/ Flutura Açka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Do i japë PD-së një kryetar dinjitoz





Deputetja Flutura Açka është shprehur se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u mor vendimi për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të PD-së.

Në një deklaratë për mediat, Açka theksoi se do të garantohet një proces transparent që do i japë kësaj force politike një kryetar dinjitoz.

“Procesi të mos ndalet por të vazhdojnë, të gjitha strukturat do të garantojnë proces transparent. Do i japë PD një kryetar dinjitoz. Është një këshill në funksion dhe do të marrë vendime të tjera të rëndësishme”, tha ajo.

“”