Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit sot në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit për dosjen Gërdeci. Për gazetarët, ai u shpreh se ky proces është një teatër politik dhe politizimi nuk e ka lejuar të vërtetën.

Djali i ish kryeministrit Berisha tha se në procesin e Gërdecit janë thirrur 71 dëshmitarë që bëjnë pjesë në tre kategori, familjarët e prekur, pala që ka qenë në pushtet dhe kompania e demontimit. Sic shprehet Shkelzën Berisha, ai nuk bën pjesë në asnjë nga këto tre kategori.

“Tragjedia është hetuar apo jo, unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror. Ajo që mund të them që politizimin nuk e ka lejuar të vërtetën.

Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë, këta ndahen në 3 kategori, ose familjare, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë në procesin e demontimit. Unë jam dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë prej këtyre kategorie.

Dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjë  informacion që mund ti shërbejë akuzës, e konsideroj teatër politikë

Në kontekstin kur në mëngjes thirrjet djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”, tha Shkelzen Berisha.

Shkelzen Berisha foli për mediat lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

“Kam thënë, ky faks as nuk është nisur nga adresa ime, as në adresën time, as nuk e njoh atë që e e ka pritur, i takon prokurorisë të na thotë nëse faksi është apo jo origjinal, nëse është i falsifikuar, kush e ka shkruar dhe kush e ka falsifikuar. Faksi i folur nuk ka ardhur tek unë, duhet ta kishte hetuar prokuroria këto 15 vite”, tha Shkëlzen Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re