Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi dhe regjisori i Edmond Budina në studion e Panorama Tv kanë komentuar procesin e votimit në vendin tonë,  dhe problemet lidhur me pajisjen e identifikimit.

Collage Maker-14-May-2023-02-46-PM-710

Qiraxhi tha se KQZ duhet të kishte marrë masa për ta testuar pajisjen dhe se mos të krijohej ngërç në ditën e votimit, dhe se denoncimet për personat e paautorizuar që qëndrojnë në afërsi të qendrave të votimit kanë sjellë shqetësim duke krijuar rezistencë për mos t’u larguar, ku është dashur dhe ndërhyrë policia.

Ndërsa regjisori tha se të gjitha këto që po ndodhin në këtë proces votimi janë të qëllimshme, në mënyrë që të manipulohet vota.

Qiraxhi: Në qendrat ku po votohet elektronikisht ka qytetarë që e kanë problem, kryesisht moshat e treta. Por këto janë procese pilotime, nuk duhet të kishte këto probleme dhe duhet të zgjidhen. Teknologjia vjen me koston e informimit dhe qytetarët duhet të kenë dijeni, dhe të testonin këtë pajisje. Jemi në këtë situatë që partitë për shkak të mosbesimit tek procesi e kanë rritur burokracinë. Problematikë duhet të shihet pjesëmarrja e personave të paautorizuar, ka dy persona që qëndrojnë pas dere dhe të tjerë që shpërndajnë informacion se kush voton ose jo. Edhe pse kodi zgjedhor e ndalon, personat opozitarë kanë informuar KQZ që të ndërpresë procesin deri në daljen jashtë të këtyre personave dhe në momentin që krijohet rezistencë atëherë ndërhyn policia.

Budina: Ka rrezik për manipulimin  e votës dhe për të krijuar tensione. Gjithçka është e qëllimshme për të manipuluar votën, pasi kanë pasur gjithçka në dispozicion dhe para kanë shpenzuar. Ngrihen hije dyshimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re