Mbi 150 mijë hektarë me pishë të zezë në vendin tonë janë të infektuara nga procesionarja.

 

Në Qarkun Dibër janë me qindra hektar pyje me pishë të zezë të cilat janë të infektuara nga procesionarja. Infeksioni ka arritur edhe në lartësi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, ku specialistët e lidhin me përshtatjen e insektit dëmtues me temperaturat dimërore. Për specialistin e pyjeve Riza Buci, pishat më të rrezikuara nga procesionarja janë ato të mbjella 3 apo 4 dekada më parë. Sipas tij, periudha më e mirë për të ndërhyrë është muaji Dhjetor për shkak të uljes së temperaturave.

 

Nga ana tjetër, për specialistin Riza Buci ndërhyrja është e domosdoshme pasi prezenca e tyre në pishë në një afat nga 5 deri në 10 vite rrezikon tharjen e plotë të pemës.

 

Sipas statistikave të Ministrisë së Mjedisit, në të gjithë vendin janë të paktën 150 mijë hektar pishë të infektuara nga procesionarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re