Hungaria e ka hedhur poshtë kërkesën e SHBA për ekstradimin e dy rusëve të dyshuar si kotrabandistë armësh, duke i dërgoi ata në Rusi, dhe mbetet e paqartë nëse ata janë atje për t’u gjykuar, sipas Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësja Heather Nauert tha se Shtetet e Bashkuara ka pasur dëshmi të forta kundrejt tyre.

Të dhënat e gjykatës amerikane tregojnë se ata kanë kontrabanduar deri dhe raketa

 “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyer me vendimin e qeverisë hungareze për t’i ekstraduar ata në Rusi”, tha Nauert në një deklaratë.

“Hungaria është një partner dhe mik i Shteteve të Bashkuara, por ky veprim e vë në pikëpyetje angazhimin e Hungarisë ndaj bashkëpunimit në zbatimin e ligjit”, shtoi zëdhënësi.

Nuk është e qartë nëse dy rusët do shkojnë në gjyq  në vendin e tyre, tha Nauert.

Nga ana tjeër, një zëdhënës i qeverisë hungareze tha se vendimi i ministrit të Drejtësisë për të ekstraduar dy rusët ishte bazuar në marrëveshjet ligjore ndërkombëtare.

“Janë zyrtarët hungarezë kundër terrorizmit kanë që kanë arrestuar kontrabandistët”, tha zëdhënësi për Reuters.

“Ligjet hungareze zbatohen për të gjithë ata që janë në Hungari”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë tetë nga nëntë kërkesat e ekstradimit të dërguara nga Hungaria në pesë vitet e fundit.

Autoritetet amerikane pretendojnë se dy ruset kanë  trafikur drogës në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu dhe armë, sipas një padie të Gjykatës së Qarkut në Nju Jork në tetor 2016.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re