Skip to content

Prodhim i bollshëm i ullinjve në Zadrimë të Lezhës, por mungesë punëtorësh për vjelje! Çmimi i vajit të ullirit arrin në 1200 lekë për litër

Progetto senza titolo 31

Ndryshe nga Berati apo Fieri, prodhimi i ullinjve është i bollshëm në Zadrimë të Lezhës. Fermret thonë se kërkesa mbetet e lartë, ku një litër vaj po shitet deri në 1200 lek. Për ta problem është mungesa e krahut të punës.

Prodhimi i ullirit në Lezhë këtë vit është i kënaqshëm. Në fshatrat Troshan dhe Fishtë, të njohura për kultivimin e kësaj kulture, fermerët kanë nisur vjeljen, por problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

“Të rinjtë janë larguar ne emigrim dhe po hasin vështirësi të shumta për të siguruar krahun e punës”, thane fermerët.

Ndërkohë kërkesa mbetet e qëndrueshme dhe e lartë. Çmimi i ullirit varion nga 150 lekë deri në 200 lekë për kg, ndërsa çmimi i vajit shkon nga 800 deri në 1200 lekë për litër.

Përballë këtij prodhimi të bollshëm te ullirit dhe vajit, tregu vendas është i rrezikuar dhe duhet gjetur mekanizmat e nevojshëm për të eksportuar edhe jashtë vendit, thotë specialisti i bujqësisë, Preng Marku.

Sipërfaqet me ullinj në fshatrat e Lezhës po vijnë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ku numërohen qindra hektarë tokë të mbjella me këtë kulturë./Shqiptarja