“Korridori 8 është i shoëruar edhe me autostradat e tij, që e lidhin Tiranën përmes Elabsanit, me Pogradecin. Korridori 8 nuk është vetëm korridor hekurudhuor, por energjetik i Shqipërisë. Shqipëria ka 6 fishuar prodhimin e energjisë së gjelbër, nga parqet fotovoltaike. Duke niosur nga 2019, ne kemi arritur në këto 6 vite, të ngremë 30 përqind të kapciteteve, përmes diellit, që Shqipërisë nuk i mungon. Ne po përgatitemi për parkun e erës, në zonën e Tropojës, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha evropiane. Kemi shumë për të promovuar. Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë kudo në botë. Çdo investim i huaj, është hap i ekonomisë sonë, drejt konsolidimit të saj.”, theksoi ajo.
Në përditësim…



