Subscribe
Ndonëse eksportet bujqësore sipas qeverisë në këto muaj të parë të vitit janë rritur, situata në terren tregon se gjendja e bujqësisë është shumë e vështirë.
Fermerët ankohen se masat izoluese që po zbatojnë shumë shtete ka bërë që prodhimi vendas të mos shitet. Ky është një fermer në Elbasan, i cili të mbjellat për këtë sezon i ka fokusuar tek lakra e bruskelit, por ai edhe pse e ulur çmimin, pordukti nuk po shitet.
Sitata është e ngjashme edhe për sektorin e pemtarisë. Sipas fermerëve në Korçë kjo periudhë hedh bazat për të mbjellat e ardhshme, por ata nuk kanë paratë e mjaftueshme për të kryer këtë investim.
Ndërkohë në Lushnje të mbjellat me luleshtrydhe kanë të bollshme për këtë sezon. Pandemia i ka gjetur fermet të papregatirur, ndërkohë që kjo situatë po i shkakton humbje të mëdha
Kufizimi drastik i lëvizjës së qytetarëve, mbyllja e restoranteve si dhe vonësat, që po hasen në eksport, ka bërë që prodhimi vendas të mos shitet, duke i vënë fermeret përballë vështirësive të mëdha financiare.
