Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një person i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësoë falsifikuar.

Për gjykatën, referuar hetimeve të zhvilluar nga prokurori Sabri Kasti, shtetasi me iniciale A.M është fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentash”.

A.M ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe e ka dorëzuar në Gjendjen Civile te Lezhës duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Sipas dosjes, për divorcin e kërkuar prej tij gjyqtari Ilir Përdeda, ka vendosur pushimin e saj pasi paditësi nuk ishte paraqitur.

Në vitin 2019 shetasi A.M ka paraqitur një dokument të falsifikuar dhe për këtë arsye në vitin 2020 nisën edhe hetimet. Prokuroria urdhëroi  policinë gjyqësore sekuestrimin e kompjute te gjyqtarëve dhe sekareve dhe printe e tyre me qëllim kryerjen e ekspertimit.

Nga hetimet vendimi i falsifikuar nuk është përpiluar në kompjuterin e gjykatës. Pavarsisht se i pandehuri nëpërmjet avokatit ka mohuar akuzën e ngur dhe ka paralajmëruar ankimimin e vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër.            

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re