Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) dhe Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) gjatë një takimi me përfaqësues të
Ministrisë së Energjisë (MIE), kërkuan sqarime nga ky dikaster për ndërhyrjet antiligjore në metodologjinë e llogaritjes së çmimit, që dëmtojnë në mënyrë të drejpërdrejtë prodhuesit e energjisë.

Investitorët insistojnë për transparencë mbi arsyet e uljes së çmimit të energjisë së prodhuar me 10 %, duke e çuar koeficientin e mbështetjes nga 1.3 në 1.2, pra edhe më poshtë se niveli i vitit 2015 kur ishte 1.24.

Duke nënvizuar faktin se ndryshimi i çmimit me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 13.05.2020 është antiligjor dhe retroaktiv, pasi çmimi vendoset vetëm 1 herë dhe vetëm në fillim të vitit nga Enti

Rregullator i Energjisë, Shoqata kërkon nga Ministria e Energjisë të shpjegojë arsyjet e këtij vendimi.
Veç miratimi të kësaj VKM-je antiligjore dhe me pasoja të rënda ligjore për këdo institucion apo invidiv që merr vendime bazuar mbi këtë VKM, shoqatat tona janë njohur edhe me një nismë të qeverisë për të ndryshuar në themel ligjin për “Nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme”.

Në një intervistë për Fax News, Anet Shushku, kryetare e bordit ekzekutiv të AREA-s tha se vendimin do ta ankimojnë, ndërkohë që theksoi se pas këtij vendimi ato rrezikojnë që të falimentojnë.

“Natyrisht që VKM e re me zvogëlimin e bonusit ul direkt çmimin e energjisë dhe e çon atë në çmimin dysheme, ishte direkt e papritur, sepse u bë pa dijeninë tonë, dhe u bë në një periudhë antilogjore sepse çmimi del një herë në vit në janar dhe e ka afatin e shtrirjes së vet deri në fund të vitit. Kështu që çdo ndryshim, faktikisht është një ndryshim retrokativ sepse është një çmim i vendosur në mes të vitit dhe nuk mund ta ndryshosh në mes të vitit.

Në parim është një shkelje konsistente që bëhet për sigurinë e kontratave të koncesionit. E shikoj që MIE e ka të vështirë për të kuptuar rolin e vet si garantuese e këtyre kontratave të koncesionit. Këto kontrata garantohen duke krijuar një klimë të stabilizuar, pa të paprituara të pakanëdshme dhe sipas neneve të kontratës, pavarësisht ndryshimeve të politikavae ata garantohen se do të granatojnë suksesin e këtyre kontratave.

Pika kryesore e suksesit të kontratave është çmimi, nëse ti do të ndryshosh çmimet dhe kalon pa konsultim dhe pa përllogaritur planet e biznesit kjo do të çonte në përkqësimin e kushteve të operimt dhe falimentimit të kontratave. Çdo falimentim kontratash do të kthehej në një faturë jo vetëm për neve, por edhe për shtetin shqiptar sepse ndërtimi i hidrocetraleve ishte një mundësi e mirë që ne të prodhonim një energji të pastër në vend dhe pas përfundimit të mbështetjes, meqë energjia e prodhuar ka një kosto të ulët do të ishte mirë pasi brezat që do të vijnë do të kishin një energji të pastër dhe të lirë.”- tha Shushku.

Masat represive, për të financuar humbjet e kompanisë shtetërore që duhet të garantojë furnizimin me energji, rrënojnë jo vetëm investitorët shqiptarë e të huaj që kanë investuar mbi 600 milionë euro në impiantet për prodhimin e energjisë, por dëmtojnë edhe vetë konsumatorët shqiptarë, të cilët vijojnë të paguajnë humbjet nga keqmenaxhimi i kompanive shtetërore apo vartësinë nga energjia e importuar, por edhe bankat në Shqipëri meqë pothuajse se 80 % e investimeve janë të financuara nga bankat e nivelit të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re