Herbalisti i njohur, Irfan Gjeci, ka sugjeruar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” produktet bimore që rrisin imunitetin tonë në stinën e dimrit. Sipas tij, na u desh ky virus që ne të merrnim kontrollin e shëndetit tonë.

“Kimia e trupit tonë sot, duke ditur se kemi përdorur ushqime të përpunuara dhe të shpejta, ka bërë që të kemi imunitet të ulët. Virusi do të jetë agresiv dhe do vijojë për 3 vite. Prandaj ne duhet të bëjmë kujdes”, tha ai.

Irfani shtoi se njerëzit duhet të përdorin çarjat e sherebelës, hithrës, trëndafilit të egër që ka vitaminë C.

“Sot do qëndrojmë në një fokus tjetër, në çdo dhomë të shtëpisë të ketë një qepë të prerë që të thithë viruset. Të nesërmen duhet ta hiqni”, vijoi herbalisti. Më pas ai shtoi se tani jemi në një stinë të bukur në vendin tonë dhe kemi portokaj e limonë si dhe murrizin.

“Për zemrën dhe enët e gjakut çaji u murrizit. Xhinxheri i cili ul inflamacionin në organizëm dhe mund ta përdorim çdo ditë. Dhe për vështirësitë në frymëmarrje ta përdorin me limon”, përfundoi Gjeci.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re