Frances Haugen, një ish-menaxhere 37-vjeçare e produktit që u bë sinjalizuese, kritikoi rëndë kompaninë në një seancë në Senat.
Ajo i tha Kongresit se produktet e tij dëmtojnë shëndetin mendor të disa përdoruesve të rinj, nxisin ndarjet dhe dobësojnë demokracinë. Gjatë një seance të nënkomitetit të Tregtisë në Senat, Frances Haugen bëri thirrje për transparencë se si Facebook i josh përdoruesit të vazhdojnë t’i përdorin, duke krijuar mundësi të bollshme për reklamuesit që t’i arrijnë ata.
“Udhëheqja e kompanisë di si t’i bëjë Facebook dhe Instagram më të sigurt, por nuk do të bëjë ndryshimet e nevojshme sepse ata kanë vënë fitimet e tyre astronomike para njerëzve. Nevojitet veprim i Kongresit, “tha Haugen.
Dëshmia e saj erdhi një ditë pasi Facebook dhe dy nga shërbimet e tij kryesore, Instagram dhe aplikacioni i mesazheve WhatsApp, pësuan një ndërprerje globale për orë të tëra dhe pas javëve të presionit në rritje mbi kompaninë e mediave sociale për të shpjeguar politikat e saj për përdoruesit e rinj.
Disa orë pas dëshmisë së Haugen, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg, mbrojti kompaninë e tij në një postim publik në Facebook, duke thënë se akuzat ishin në kundërshtim me qëllimet e Facebook.
“Fëmijët tanë janë ata që janë viktima. Adoleshentët sot që shikojnë në pasqyrë ndiejnë dyshim dhe pasiguri. Mark Zuckerberg duhet ta shikojë veten në pasqyrë, “tha Blumenthal.
“Dëmi i interesit vetjak dhe i vetëvlerësimit i shkaktuar nga Facebook sot do të ndjekë një brez,” tha senatori demokrat Richard Blumenthal.
#BBC
