Skenari i dytë i mësimdhënies, i pritshëm me kohë, pas vales së dytë të virusit në vendin tonë, parashikon që mësimi të zhvillohet midis presences fizike në klasë dhe mësimit online. Nuk ka të bëjë aspak me zhvillimin e orëve të kurrikulës bazë në klasë dhe lëndëve të tjera në shtëpi, por mësimin një javë në shtëpi dhe një javë në klasë.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, nëVizion Plus, Profesori dhe Akademiku i njohur, ArtanFuga, ka drejtuar pyetjen se përse duhet të mbyllen perms këtij udhëzimi edhe shkollat në fshat. Sipas tij ky vendim është marrë në mënyrë të centralizuar dhe hierarkike.
ArtanFuga: Pse nxënësit e njëfshati, diku ku s’ka asnjë rast Covidi që janë të izoluar edhe ata të sillen si një lagje e Tiranës, kur dihet që ka problematika të tjera pandemie? Ndërkohë, kur shkolla do të vazhdojë deri në fund. Pse kjo mënyrë e centralizuar, hierarkike, e padiferencuar, e paparë, me zona?
Nga ana tjetër, Zamira Gjini, drejtoreshë e Politikave të Arsimit është shprehur se mbyllja nuk do të jetë njëlloj, por sipas zonave.
Zamira Gjini: Ne e kemi përcaktuar, se në rastet e vendimmarrjes se si do të zhvillohet mësimi në shkollë, kemi lënë disa variante, pra ato zona ku nuk është përhapur virusi dhe ku shkollat janë me numër të vogël nxënësish siç janë shkollat e zonave rurale, ato mund të vazhdojnë të bëjnë mësimin jo në mënyrë të kombinuar.
