Nga Prof. Lisen Bashkurti

U linda ne Shkoder. U rritem me kumbulla bardelike dhe stambolli. Filluam te ecnim rrugicave te qytetit me kembe te zbathura. Futbollin i nisem me topa llastku. Mesuam notin ne lumin tekanjoz te Kirit. Bicikleten e ngame per here te pare te fusha e vjeter ne Skenderbeg. Guxuam te hidhemi per here te pare ne Bune nga Ura e Bunes.

Shijuam flladin e Shirokes ne motorbarken e Liqenit. U ndjeme te rritur mbi muret e Rozafatit ku na u mpine dhembet nga shegat dividishe. Shume gjera na munguan atyre viteve. Shume gjera na rreshqiten pa i shijuar kurre ne ato kohe. Por lumturia nuk na mungoi asnjehere. Shkodra ishte fabrike lumturie. Shkodra ishte nena e shpreses. Shkodra ishte burimi i gjithesise. Shkodra ishte gurre intelektuale.

 Mbi te gjitha Shkodra ishte djepi i humorit te pafund… Dhe nje nga simbolet e humorit shkodran ishte Gezim Kruja.. Binim dhe ngriheshim me humorin e Gezimit, me batutat e Gezimit, me mimiken e Gezimit.. Mbas kaq vitesh eshte e paimagjinueshme se si do ishte jeta jone ne Shkoder pa Gezimin. Por, sigurisht do ishte me e varfer, me e merzitshme, me e trishte, me pa shprese, me pa hare, me pa lumturi.. Pa Gezim Krujen jeta jone do kishte me pak gezim.

 Sa shume na dha Gezim Kruja! Aq shume sa do mbetet perhere midis nesh! Lamtumire Gezim, po iken ne keto dite te trishtuara karantine! Por humori yt, Gezim thyen cdo barriere, cdo izolim, cdo karantine. Humori yt, Gezim ishte dhe do mbetet per here i lire! Lamtumire Gezim, mjeshtri I madh qe na le pas vetem humor, shprese, lumturi! Ti do na mungosh shume Gezim, por humori yt nuk do na mungoje kurre… Lamtumire Gezim qe na dhurove vec gezim!

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re