Ish-kryeministri i Kosovës, edhe në atë kohë në pozicionin e opozitarit, ka mbatjru një fjalim të fortë në sallën e Kuvendit, ku po flitej për ndërtimin e Gjykatës Speciale në Prishtinë, ndërsa ishte një këmbëngulje edhe e partnerëve të vendit.

Albin Kurti deklaroi 6 vite më parë se edhe vetë Thaçi do të përfundonte në atë gjykatë, teksa e lidh këtë më garancitë që mund t’i jenë dhënë. Ai përmend ndërkombëtarët për të cilët thotë se nëse duan ta ndihmojnë Kosovën edhe kryeministri (në atë kohë Hashim Thaçi), të përfundojë në gjykatë

“Në vend të kemi debat para marrëveshjeve eventuale, kemi debat pas marrëveshjeve. Po nis marrëveshja me negociata prapaskenë. Në shumë vite të ardhshme përdorimi i fjalëve Kosovë dhe UÇK, në të njëjtën fjali me krim lufte, krim ndaj njerëzimit, trafikim organesh do të interferohet gjerësisht në mediat botërore dhe do të jetë shumë e dëmshme për Kosovën. Tribunali nuk bëhet sikur ky kryeministër i Kosovës nuk donte të bëhej. Ne nuk kemi parë as bazën as programin e veçantë të kësaj Gjykate Speciale.

Por Thaçi po e lejon tribunalin se vetë ky mendon se nuk do të përfundojë aty. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund t’i ndihmojë Kosovën, do ta bënte këtë duke i thënë kryeministrit që dhe ky vetë do të përfundojë aty. Se po t’i thuhet kryeministrit të Kosovës që edhe ky vetë do të përfudojë aty, s’ka tribunal. Por shpresa e këtij që ky vetë s’përfundon aty, por shokët e tij shkojnë, thotë që e kemi një farë sfide të madhe që duhet t’i përgjigjemi me përgjegjësi”, kishte deklaruar në atë kohë Kurti në Kuvend.

Hashim Thaçi vetëm 2 ditë më parë është përballur publikisht me një akuzë të përgatitur muaj më parë nga Gjykata Speciale për krime lufte dhe eliminim të kundërshtarëve politikë.

Një akuzë e tillë, jo vetëm ka ngjallur reagim publik kombëtar e ndërkombëtar për shkak se flitet për një President dhe mbi të gjitha bazuar ndaj kohës kur drejtonte ushtrinë kundër persekutorit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, por edhe për faktin se kreu i shtetin ishte nisur drejt SHBA për të marrë pjesë në një takim mes delegacionit të nivel;it të lartë nga Kosova dhe atij nga Serbia me ftesë të Amerikës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re