Skip to content

Profesioni në të cilin njerëzit punojnë më shumë orë jashtë orarit, pa pagesë shtesë

Profesioni ne te cilin njerezit punojne me shume ore jashte

Profesioni ne te cilin njerezit punojne me shume ore jashte

Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar punojnë më shumë orë të papaguara jashtë orarit se profesionistët e tjerë në sektore të ndryshme.

Sipas analizave të të dhënave zyrtare nga organizata e sindikatave, mësuesit punojnë mesatarisht 12.1 orë shtesë pa pagesë çdo javë.

Kjo është shifër më e lartë se orët jashtë orari të papaguara të drejtuesve, avokatëve, drejtuesve të hotelierisë dhe menaxherëve të financave, marketingut apo personelit.

Kongresi i Bashkimit të Tregtarëve llogarit se 735 mijë mësues në Mbretërinë e Bashkuar punojnë jashtë orarit pa pagesë çdo vit.

“Mësuesit kryesojnë listën për punë të papaguar jashtë orarit”, tha sekretari i përgjithshëm i Kongresit, Frances O’Grady.