Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për taksimin me 23% të profesioneve të lira, duke e cilësuar si goditje dhe shkatërrim të shtresës së mesme.

Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi në Gjirokastër me një grup profesionistësh të rinj, mjekë, avokatë, operatorë turistikë etj., deputeti demokrat shprehet se ky vendim, “është një akt sulmi, një agresion ndaj atij segmenti të shoqërisë, që qeveria e rilindja nuk e kontrollon, e nuk e trysnon dot për vota”.

“Tani profesionet e lira do të marrin edhe barrën e pagesës për korrupsionin qeveritar, që paratë e mundit të tyre të shkojnë në llogari of shorë”, thekson ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Rilindja nuk i duron dot njerëzit e lirë! Në Gjirokastër, me profesionistë të rinj, mjekë, avokatë, operatorë turistikë etj!

Ligj për goditjen e profesionistëve, shkatërrimin e shtresës së mesme dhe falinentimin e profesioneve të lira. Ky është thelbi i nismes të miratuar pak ditë më parë. Vendimi i

Këshillit të Ministrave, që përfshin taksimin me 23% për çdo profesionist, si aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, sportit operatorët turistikë etj, eshtë një akt sulmi, një agresion ndaj atij segmenti të shoqërisë që qeveria e rilindja nuk e kontrollon, e nuk e trysnon dot për vota.

Ligji ka synim “deportimin” e shtresës së mesme nëpërmjet mbitaksimeve. Duke i diferencuar nga bizneset tregtare apo nga

oligarkët ky ligj është më shumë një taksë

mbi xhiron se sa tatim mbi pjesën e fitimit.

Në fakt është një gjobë mbi lirinë e tyre. Qeveria, rilindja, Edi Rama, nuk i durojnë dot njerezit e lirë.

Sipas qeverisë të vetpunësuarit në profesionet e lira apo të shërbimeve të lartpërmendura që kanë  xhiro 0-14’000’000 lekë të reja do taksohen 15 % mbi 70 % te xhiros ose thene dhe me thjesht (15%X70%) =10.5 % të xhiros, gjithashtu kjo kategori nëse realizon një qarkullim mbi 14’000’000 leke të reja do taksohet 23% mbi 70% të xhiros thënë më qartë (23%X70%) = 16.1 % te xhiros.

Këto lloj taksimesh mbi xhiron e bëjnë këtë fashë kategorinë më të tatuar në vend!

Norma eficente e tatimit mbi xhiron sipas bilanceve që bizneset e medha deklarojnë me QKB, ne asnje rast nuk kalon 5% te xhiros. Pra, 2-3 here më pak se sa profesionet e lira.

Trajtimi i profesionistëve si armiq është politika e dëbimit të kujtdo që nuk kontrollohet dot nga qeveria. Profesionistët marrin përsipër gjithë rrisqet e biznesit, paguajnë taksa dhe tarifa, punojnë 365 ditë të vitit, çdo pushim e ka mungese në xhiro dhe çdo shpenzim të aktivitetit e mbulon me të ardhurat e veta.

Tani profesionet e lira do të marrin edhe barrën e pagesës për korrupsionin qeveritar, qe paratë e mundit të tyre të shkojnë në llogari of shore!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re