Profesori në Universitetin e Prishtinës Bekim Haxhiu, ka nxjerrë në facebook një fotografi ku dëshmon se si një student ka tentuar të kopjojë gjatë provimit me orë “smart”. Ai iu kërkon studentëve të mos kopjojnë, pasi para pacientëve duhet të jenë sa më profesionistë.

“Mos kopjo! Mëso! Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!

Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjes së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë.- ka shkruar Haxhiu.

Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”, është mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë. Gjithashtu Kamishi është edhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re