Gjin Marku, profesor i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për gjakmarrjen dhe problematikat që sjell sistemi në drejtësi.

Sipas Markut si pasojë e vendimeve të gabuara të gjykatave janë rreth 4200 persona të vrarë nga gjakmarrja.

“Rasti i gjakmarrjes në Lezhë është rast shumë specifik, janë dy familje që kanë integritet. Ngjarja ka qenë momentale. Në këtë rast ka ikur çështja nga kontrolli i komunitetit. Personi ka bërë një veprim duke cënuar dhe shqetësuar një familje tjetër dhe në këtë moment ngjarja është thelluar me denoncim në polici gjë që nuk duhet që shqiptarët ta keqkuptojnë. Denoncimi është kulturë që denoncohet në polici. Erdhëm në një moment acarimi, ndodhi vrasja e parë dhe drejtësia nuk e bëri siç duhet pasi kjo ishte një vrasje. Kryeministrin e vlerësoj për shumë punë të mira pavarësisht se shpesh e kritikoj me letra dhe mesazhe. Fajtor është drejtësia e gjykatave ne sot kemi rreth 4200 të vrarë, kurse nga falja e gjakrave nuk kemi asnjë të vrarë. Pas vendimit të gjykatës janë rreth 600 mijë dosje që janë ende në shqyrtim në të gjitha proceset, vetëm 30% pranojnë vendimin e gjykatës dhe nuk shkojnë në konflikt”, tha Gjin Marku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re