Për profesorin e ekonomisë, Sotiraq Dhamo, qeveria duhet që, në mënyrë të kujdesshme duhet të vijojë me hapjen e aktivitetet të bizneseve.

Në një intervistë në Ora News, Dhamo tha se ka shumë kompani që e përfitojnë ndihmën për punonjësit e tyre, por u ka ardhur një përgjigje negative.

Sotiraq Dhamo: Me ndërprerjen e aktivitetit të kompanive do të rritet numri i atyre që do të ngelin si të papunë. Qeveria duhet që të mënyrë të kujdesshme, por jo të ngadaltë, duhet të vijojë me hapjen e aktivitetet të të gjithë zinxhirit. Kjo do të sjellë që të rrinë në punë e mirë e punonjësve. Duhet të aktivizohet ekonomia. Së dyti duhet që qeveria duhet të ndihmojë ata që dalin të papunë nga ky proces i mbylljes së aktivitetit.

Ka shumë kompani që e përfitojnë ndihmën për punonjësit e tyre, por u ka ardhur një përgjigje negative. Këto janë kompani që priten që të hapen javës tjetër. Unë konstatoj që mes asaj që thuhet në vendime dhe zbatimit në praktikë, ka një diferencë. Nuk zbatohen ashtu si është, me aq sa kam unë dijeni.

Rruga që duhet të ndiqet tani është që të gjitha subjektet që përmbushin kushtet, të aplikojnë që të bëjnë ankesë në sistemimin informatik të tatimeve, por ky sistem është akoma i pa aktualizuar. Nuk është e këndshme të shohësh përgjigjet në Drejtorinë e Tatimeve, që punonjësit nuk e marrin këtë shpërblim, kur dihet që këto biznese kanë qenë të mbyllura. Shpërblimi nuk është për kompaninë, por për punonjësit e saj. /OraNews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re