Të enjten e kaluar, Knesset – parlamenti izraelit – votoi ligjin që e përcakton Izraelin si “shtet kombëtar të popullit hebre”.

Një nga pikat e ligjit thotë se “e drejta e vendosjes për statusin e shtetit të Izraelit është ekskluzivisht e hebrenjve”.

Ligji gjithashtu përcakton se “Jerusalemi i madh dhe unik është kryeqyteti i Izraelit” dhe se hebraishtja është gjuha e vetme zyrtare në vend.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ky ligj i nxit hebrenjtë të vendosen në Bregun Perëndimor.

Megjithëse shumica e hebrenjve mbështesin këtë ligj, ka nga ata që e kundërshtojnë atë. Njëri prej tyre është ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Hebraik të Tel Avivit dhe drejtori i Institutit të Demokracisë të Izraelit, prof. Mordechai Kremnitzer. “Ne jemi i vetmi vend në një botë të civilizuar që nuk dëshiron që ligji i saj themelor të garantojë barazinë e të gjithë qytetarëve”, tha prof. Kremnitzer.

Ai shtoi se një ligj i tillë nuk mund të qëndrojë, duke e kthyer vëmendjen te fakti se Gjykata Supreme e Izraelit mund ta rrëzojë. “Knesset duhet të anulojë këtë ligj për shkak se është një njollë e turpshme e cila pengon bashkëjetesën.”

“Ky ligj është një mesazh i poshtërimit për çdo person i cili konsiderohet të jetë pjesë e këtij vendi. Me këtë ligj, vend i thotë se për të nuk ka vend”, theksoi profesori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re