Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, ka bërë publik zbulimin e një lloj insekti të ri në Kosovë.

Në kujtim të kohës se kur është zbuluar (gjatë pandemisë), profesori e ka emërtuar insektin “Potamophylax coronavirus”.

Ibrahimi shkruan në rrjetin social se emërtesa vë theksin edhe tek një tjetër ‘lloj’ pandemie, që sipas tij po ndodh në lumejtë e Kosovës, e veçanërisht në atë të Lumbardhit, ku u zbulua dhe insekti.

Potamophylax coronavirus

“Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu. Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit,si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve”,-shkruan profesori.

Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.
Edhe pse i…

Posted by Halil B. Ibrahimi on Wednesday, 7 April 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re