OFL i kërkon të deklarojë pasurinë, kush është ‘Sheiku’ i Shkodrës, në 2018 iu sekuestrua pallati dy milion euro

Bardhok Pllanaj është personi i radhës i shënjestruar nga OFL për të deklaruar burimin e pasurisë së tij.

I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës ai u arrestua në vitin 2018 për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi po u konstatua se po e ndërtonte atë pa leje.

Më pas doli se Pllanaj po e ndërtonte me para të cilat rridhnin nga aktiviteti i tij kriminal i mëparshëm pasi ‘Sheiku’ sipas Policisë është dënuar më parë në Gjermani në fushën e narkotikëve.

Po në 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobrac të Shkodrës.

Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Më tetor të 2019 Pllanaj i cili ishte në arrest shtëpie theu masën e sigurisë por u arrestua më pas në Lushnje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re