Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim sot me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ka qenë vetë ambasadorja e SHBA që ka njoftuar për këtë takim, duke e cilësuar të shkëlqyer. Ajo thotë se është informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re