Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shpjegon se si do të mbështeten bizneset nga program ekonomik i demokratëve. Si një prej ekspertëve kryesorë që kanë punuar për hartimin e programit ekonomik të PD, Tabaku shpjegon se biznesi është në qendër të programit, sepse PD beson që biznesi është motori i zhvillimit.

Ajo sqaron se 100 mijë bizneset e vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore dhe se pulla fiskale që do u jepet këtyre bizneseve nuk do të lejojë më që inspektorët e tatimeve të shkojnë në dyert e tyre. Tabaku gjithashtu tha se PD do të paguaj stazhin apo praktikat e 10 mijë të rinjve që të punësohen në bizneset private, pra biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.

“100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë që pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%. Të gjitha bizneset shqiptare përfitojnë nga kjo”, thotë Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re