Magjia e festave të fundvitit mbyllet më së miri nën larmishmërinë e programacionit të Vizion Plus.

Siparin e nisi “7 PA 5”. Në një format ndryshe nga i zakonshmi të ftuarit e programit që zgjon Shqipërinë çdo mëngjes e gjetën veten pranë një oxhaku duke bërë bilancet e vitit që lamë pas.

Segmentet e ndërtuara enkas u fokusuan në interpretimin e ngjarjeve që iu kanë interesuar të rinjve përgjatë 2023vetëm në “NEXT”.

Pasditet kalohen në studion e ngrohtë të Brikena Priftit, ku “Vizioni i Pasdites”, do të hap dyert e tij në orën 16:30 për të ftuarit e zgjedhur dhe shumë surpriza.

Pas edicionit të fundit të lajmeve qendrore për këtë vit, do të hapet edhe mbrëmja festive. Goni dhe Xhefri në studion e “Fake Off” ofrojnë një retrospektive satirike me vox-popet e Sonit në terren.

Dhe sigurisht mbrëmja do t’ju gjejë të ulur në tryezat e shtëpive tuaja nën shoqërinë e “Këngë moj”. Në orën 21.00 artistët më në zë të momentit do ju presin për t’ju shoqëruar deri në ndërrimin e viteve.

Duete që nuk përsëriten dhe prezenca e kaq shumë artisteve që këndojnë live me bandën e Altin Llakajt e bëjnë këtë natë më të veçantën.

Mëngjesesi festiv do të vijoje në ditën e parë të vitit. Duke nisur në 1 janari nga ora 7 deri në 10 te mengjesit është rezervuar për animacionet e dubluara në shqip premiere në Vizion Plus.

1 janari hap sërish dyert me një prej emisioneve më të dashura për ju. “Living room” ju pret në studio në orën 10:00 me një episod special mes panelesh e rubrkiash frymëzuar nga festa.

Ndërsa prag-mbrëmja sjell në çdo shtëpi familjen më të famshme në Shqipëri. Me një audience të konsiderueshme sitcomi “Familja Kuqezi” vjen me një episod special në ditën e parë të vitit.

Si tradicionalisht nata e parë e vitit, do të festohet me “Al Pazar”.

Trupa e spektaklit të humorit prej 12 vjetësh ka përgatitur një mbrëmje plot surpriza për të mbajtur shikuesit të lidhur me personazhet e tyre më të dashur.

Data 2 Janar do të sjellë në prag mbrëmje premierën e recitalit më të fundit te Pajtim Strugës “Tirona Napolon”.

“Albano Show” ju pret ne datën 2 Janar. Mes kolegësh, siç është profesori Rezart Prifti dhe teoritë konspirative të Alfred Çakos, Albano do ta bëjë këtë mbrëmje edhe më interesante.

3 Janari vijon me maratonën festive. Në orën 21:00 “Armiku i Popullit” sjell nje episod special me shumë karaktere dhe klipe për t’i komentuar në mënyrën e tyre.

Por janari vjen dhe me te tjera risi. “Quo Vadis” hapësira e aktualitetit politik nga Pranvera Borakaj tashmë do të transmetohet çdo të hënë dhe të mërkurë, ku gjatë kësaj të fundit do të ndiqni një përballje me personazhet më me vlere e të spikatur historik, kulturor apo shoqëror. Mbrëmja e parë hapet me publicistin dhe shkrimtarin Fatos Kongoli.

Të gjithë larmishmërinë e programeve mund ta shihni nga kudo dhe në çdo kohë përmes streaming në faqen e ëeb Vizion Plus.tv si edhe përmes aplikacionit të televizionit Vizion Plus në çdo smartphone./Vizionplus.tv 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re