Kjo është familja Osmani në Tiranë e cila ka përfituar nga program i kredive të buta që jep bashkia dhe sot gëzon një shtëpi të cilën nuk do të kishte mundësi të blinte me forcat e veta.
 
Pikërisht nga kjo banese kreu i bashkisë Erjon Veliaj dha lajmin e mirë se në muajin shkurt do të hapet thirrja për aplikimet  e reja për çdo çift që dëshiron të marrë kredi për shtëpi.
 
“Programi do të rifillojë në fund të shkurtit. Shpesh na është dashur të shpjegojmë se bashkia ka paketa të ndryshme, për kategori të ndryshme të shoqërisë. Që do të thotë, nëse je tërësisht në nevojë, kemi qendrat e emergjencës; nëse ke pak mundësi, kemi banesat sociale me qira minimale, 30 mijë lekë të vjetra; për dikë tjetër që thotë: ‘Jo nuk dua të jem pronar i një shtëpie’, kemi bonus qiraje. Por, kur vjen puna tek një kategori tjetër, pra për shtresën e çifteve të reja, që duan të krijojnë familjet e tyre në Tiranë, kredia e butë është një ofertë perfekte”, u shpreh Veliaj.
 
Sipas të dhënave nga Bashkia, janë 1000 familje që kanë përfituar nga skema mbështetëse. Por kreu i bashki u kujdes të sqaronte përfituesit e rinj se  duhet të mbyllin procedurat me bankën brenda këtij viti me qëllim që të përfitojnë.
 
Përfitues të kësaj skeme janë familjet e reja që nuk kanë mundësi ekonomike, familje me shumë fëmijë por edhe ato që janë prekur nga investimet publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re