Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu, i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për programin e turizmit që sot prezantuan demokratët.

Kashahu thotë se me programin e PD turizmi del nga klisheja e 30 viteve të fundit, duke mos u përqëndruar vetëm tek turizmi bregdetar por në shumë dimensione të reja si turizmi malor, aventuror, rural, i trashëgimisë kulturore etj.

Ai thekson se projektet infrastrukturore do të jenë prioritare për zonat turistike gjatë qeverisjes së PD, ndërkohë që ka siguruar se turizmi do të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Si shkak të kësaj gjendjeje ku ndodhet sot turizmi shqiptar Kashahu vlerëson mungesën e shkollave profesionale të posaçme për këtë punë, për të cilën siguron se me qeverinë e PD ato do të hapen dhe shtohen.

”Së pari më lejoni t’ju bëj me dije se për programin e turizmit, është një punë e gjerë ekspertësh . Programi është siç e dëgjuat sjell koncept të ri, del nga klisheja e turizmit këto 30 vite.

Bazohet në disa parime, në disa principe, edhe në për t’i shtjelluar ato e para është mbështetja e turizmit, investimeve në turizëm, vendasit nga ana e qeverisë së re shqiptare, se PD do vijë në pushtet pas 25 prillit.

Qeveri mbështetëse ndaj biznesit. Si? Nëpërmjet lehtësive fiskale. TVSH për të gjithë operatorët e turizmit do të jetë 6%. Do i ofrojë konektivitet me botën, dhe brenda Shqipërisë.

Edukim profesional për me fokus turizmin. Që një investitor i huaj apo shqiptar që të investojë në turizëm na duhet fuqi punëtore që ta justifikojë me shërbime, apo mundësojë ofrimin e një shërbimi cilësor.

Shiko cila është klisheja. Kemi një lloj turizmi detar, me sezon shumë të shkurtër. Dy herë më i shkurtër se në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Kemi pak turizëm malor, s’kemi turizëm aventuror, mjekësor apo kurativ, rural. Nuk kemi turizëm për të zhvilluar takime ndërkombëtare.

I mungojnë shumë dimensione. Edhe vetë turizmi bregdetar është masiv , i pastrukturuar. Oferta e të cilit është me qëndrim të shkurtër të turistëve të huaj.

Një nga dimensionet është që do ketë më shumë tipologji, do ketë tipologji të reja. Kemi vlera të trashëgimisë kulturore, sigurisht kulinaria.

Shërbimi dhe cilësia e shërbimit vendas ka mangësi, një prej tyre, shkaku që ka sjellë pasojën është mungesa e shkollave profesionale.

Nëse ne dyfishojmë kapacitetet e ofertës turistike, të paktën na duhen më shumë se dy herë, duhet të kemi më shumë se dy herë kapacitete formuese. Nuk është domosdoshmëri të bëhet iniciativë shtetërore për të zhvilluar programe dhe kurrikula për të prodhuar kapacitete.

Jo domosdoshmëri PPP, pavarësisht se PD nuk ka në thelb një problem me PPP-të, ka një problem me mënyrën si trajtohen këto 8 vite. PPP është koncept botëror, e kemi aplikuar saktë, në këto 8 vite është deformuar.

Pra me kurrikula në fushën e studimit të vijnë dhe të inevstojnë. Ta shohin në të ardhmen si mundësi.

Një gjë ka bërë të qartë kryetari i PD, nuk është program me premtime por angazhim. Duke dashur mos premtojmë, gjëra që nuk jemi të sigurt që mund t’i mbajmë. Jemi angazhuar që do dyfishojmë të punësuarit, në 8% të të punësuarve në Shqipëri në turizëm gjatë 4-vjeçarit të parë.

Turizmi do jetë një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare. Nëse shohim peshën që ai ka në PBB, turizmi ka peshë të rëndësishëm. Dy momentet e rëndësishëm që janë kohëzgjatja dhe tipologjia, tek kohëzgjatja është absurd që Shqipëria të ketë një kohëzgjatje kaq të ulët e të paktë. Edhe vetë turizmi bregdetar ka kohëzgjatje të ulët, nuk ka krahasim me Malin e Zi, jo e jo me Greqinë.

Nuk bëhet vetëm plazh. Na ka qëlluar gjatë marsit apo prillit vizitojmë vende të tjera me oferta turistike në hotele bregdetare për të vizituar vendet.

Turizmi është ndoshta e vetmja fushë që lidhet pothuajse me të gjitha të tjerat. Infrastruktura e turizmit malor ka nevojë për përmirësime të ndjeshme. Nëse nuk do të ketë projekt infrastrukturor, pa u vendosur turizmi si prioritet.

Pra zhvillimi i një infrastrukture që lidh dy zona pa perspektivë turistike, dhe lidhja e dy zonave me perspektivë turistike, prioritet do të kenë këto të fundit.”- tha Kashahu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re