Skip to content

“Programi Kombëtar Hapësinor” i Turqisë shkaktoi jehonë të madhe në mediat botërore

“Programi Kombëtar Hapësinor”, i njoftuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është pasqyruar gjerësisht edhe në shtypin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), veçanërisht në “Associated Press” (AP) dhe agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Turqia njofton programin hapësinor që përmban misionin hënor 2023,” raportoi “Associated Press”, duke cituar fjalimin e Presidentit Erdogan mbi programin të mbajtur në kryeqytetin Ankara.

Programi kombëtar hapësinor “shihet si pjesë e vizionit të Erdogan për të vendosur Turqinë në një rol të zgjeruar rajonal dhe global”, thuhet në lajm.

Duke vënë në dukje se Turqia themeloi Agjencinë Hapësinore Turke në vitin 2018, në lajm thuhet se Programi Kombëtar Hapësinor mund të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës për shkencëtarët për kërkime dhe për të zvogëluar migrimin e trurit nga vendi.

“Erdogan tha se Turqia po synon të arrijë Hënën në vitin 2023”, raportoi agjencia e lajmeve “Reuters”, duke vlerësuar Programin Kombëtar Hapësinor të Turqisë, të prezantuar nga Presidenti Erdogan.

Në lajm u theksuan 10 qëllimet strategjike të vendosura nga Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në program, ndërsa theksohet se sateliti i ri i Turqisë “Turksat 5A”, u lëshua në hapësirë nga Baza Cape Canaveral në Florida të SHBA-së më 8 janar.

“AP” dhe “Reuters” raportuan për këtë çështje gjerësisht në televizionet dhe gazetat kombëtare dhe lokale të SHBA-së.

Shtypi rus gjithashtu vlerësoi Programin Kombëtar Hapësinor të Turqisë të prezantuar nga Presidenti Erdogan.

“Turqia ka në plan të dërgojë anije kozmike në Hënë në 2023,” njoftoi agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, duke cituar Presidentin Erdogan të ketë thënë se ai po mbështetet tek inxhinierët turq.

“Erdogan publikoi planet e Turqisë në hapësirë,” njoftoi agjencia ruse e lajmeve “TASS”, duke theksuar se Turqia ka në plan të ndërtojë një bazë hapësinore me pjesëmarrje ndërkombëtare për të fituar qasje në hapësirë.

Ndërkaq gazeta “Izvestiya”, e cila raportoi se Presidenti Erdogan ka në plan të krijojë një markë kombëtare në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të satelitëve të vendit të tij, gjithashtu tha se Turqia dëshiron ta dërgojë anijen kozmike në orbitë të afërt në vitin 2028.