Skip to content

“Progres i kufizuar te kontrolli financiar dhe prokurimi publik”, Rama pranon detyrat e pabëra të shtëpisë për integrimin: Sfida e sfidave është…

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se duhet të kalohet nga drita e kuqe në atë jeshile sa i takon Prokurimeve Publike. Ai tha se viti 2027 duhet ta gjejë Shqipërinë me objekte të realizuara.

“Çfarë flitet në publik është shumë e reduktuar në gjëra ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me procesin. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për tu përgëzuar skuadra e negociatave.
Ajo që më bie në sy është domosdoshmëria për të kaluar nga drita e kuqe në atë jeshile në prokurimin publik, ku kemi bërë një progres të madh por nuk jemi ende në kornizën e progresit të mirë që nënkupton plotësim të këtij aspektit në kuadrin e kushteve. E sjell në vëmendje sepse është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e mëtejshëm me AI për prokurimin publik duhet të vijojë. 2027 duhet të na gjejë me objektiv të realizuar.
Kontrolli financiar, edhe aty progresi është i kufizuar.
Sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi”, tha ai.