Denis Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë tha se vendi ynë ka bërë progres në parandalimin e pastrimit të parave. Në një intervistë për ABC News, Deralla foli për plotësim të kushteve nga ana e Shqipërisë për të dalë nga lista gri.

“Akti i vetëm që mban ende Shqipërinë në listën gri është vendimi i qeverisë për amnistinë fiskale. Nëse këtë do të realizohet sipas kërkesave të FATF dhe Manival sigurisht që kalimi i Shqipërisë nga lista gri në të pastër do të jetë shumë i shpejtë përndryshe do të mbetemi peng i një vendimi i cili duhet riparë dhe elaburohet qoftë nga qeveria apo nga institucionet e tjera.“, tha ai.

Ai shtoi se kontrollet financiare të shtuara kanë ndikuar në reduktimin e niveleve të pastrimit të parasë në cash. Megjithatë, ai thotë se zhvillimi i turizmit në vitet e fundit sërish bën të mundur futjen e një sasie goxha të madhe në treg në formë cash.

“Ministria e Financave duhet të marrë masa që të bëhet reduktimi i përdorimit të cash-it”, tha ai. Ai thotë se hetimet për pastrimin e parave janë shtuar, gjë që sipas tij, tregon rritjen e efektivitetit të punës të strukturave përkatëse që merren me këtë problematikë.

“Në shkurt të vitit 2023 FATF dekklaroi që Shqipëria i ka realizuar të gjithë detyrat e saj dhe pjesa më e madhe e këtyre detyrave kishin lidhje me eficensën e aktivitetit të institucioneve që kanë lidhje me pastrimin e parasë. Fakti që u shtua nurmi i rasteve të dyshimta, rasti që kaluan nga drejtoria e përgjithshme pranë ambientit të pastrimit të parasë në polici, nga policia në hetuesi e në gjykatë dhe u morën vendime që sanksionuan këta individë që merreshin me pastrimin e parasë dhe u sekuestruan edhe të mirat materiale të tyre tregon një rritje të efektivitetit të eficensës së punës të të gjithë strukturave që merren me parandalimin e pastrimit të parasë në Shqipëri.“, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re