Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një intervistë ka komentuar progres raportin e Komisionit Evropian, i cili ndër të tjera pasqyronte edhe rastin e shembjes së “Prestige Resort”, një vit më parë.

Sipas Tabakut, media është sektori ku Shqipëria performon me keq, pasi qeveria sulmon dhe u bën presion mediave. Deputetja demokrate u shpreh se kjo vështirëson jo vetëm punën e gazetarëve, por edhe raportimin e fakteve.

Media-tha Tabaku- është një fushë që ndryshon me vullnet politik për të mos bërë presion mbi median.

“Media është sektori ku Shqipëria performon me keq, me media që sulmohen nga qeveria, me media që janë në presion, me media që kane edhe interesa biznesi të lidhura me qeverinë dhe shpesh herë kjo vështirëson jo vetëm punën e gazetarëve, por edhe raportimin e fakteve. Por reflekton edhe presionin qe qeveria ushtron në mënyrë të padrejtë në median e lirë. Është sektori ku nuk kemi pasur asnjë lëvizje, por regres. Është një fushë që ndryshon me vullnet politik, vullnetin për të mos bërë presion mbi median”, tha Jorida Tabaku.

CFARE THOTE RAPORTI PER SHEMBJEN E PRESTIGE RESORT

Në raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, përmendet dhe evidentohet shembja me tritol e “Prestige Resort” në Golem, në pronësi të Presidentit të grupit mediat “Focus Media Group”.

Në raportin zyrtar thuhet se shkatërrimi i resortit turistik është bërë nga institucionet shtetërore, ndërkohë që nuk u prit shqyrtimi gjyqësor.

Ne kete dokument zyrtare theksohet se resorti ishte ne pronesi te nje biznesmeni te rendesishem dhe pronarit te disa mediave në Shqiperi. Kjo sipas raportit ka shkaktuar mjaft polemika dhe një debat publik të nxehtë.

“Në Dhjetor të vitit 2022, shkatërrimi nga institucione shtetërore, e një hoteli në pronësi të një biznesmeni të nivelit lartë dhe pronar i mediave të rëndësishme në Shqipëri, me pretendimin që është shkelur ligji për ndërtimin, pa pritur shqyrtimin gjyqësor, ka krijuar polemika dhe diskutim publik të nxehtë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re