Mbahet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e BE, ku fillimisht u tha se do të merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, por kjo u anulua ndërsa ende nuk ajnë bërë të ditura arsyet.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në progres raportin paraprak që do të publikohet nga BE, përmendet edhe sulmi i bërë ndaj News24 në muajin gusht.
Në progres raport dënohet sulmi dhe përfshirja e ushtrisë në ndalimin e gazetarëve të hynin në redaksi e të kryenin punën e tyre.
“U ngritën shqetësime për ligjshmërinë dhe procedurat e ndjekura nga autoritetet në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media në ambientet që ata përdornin. Në gusht 2025, një gjykatë e shkallës së parë vlerësoi se masat kufizuese ndaj gazetarëve gjatë dëbimit të një konsorciumi mediatik nga ambientet shtetërore nuk ishin proporcionale dhe ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenin 10 të ECHR, që lidhet me lirinë e shprehjes. Gjykata nuk hyri në thelbin e mosmarrëveshjes mbi pronësinë, por urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve te gazetarët”, thuhet në dokument.
281bd733 1df8 444e A5ca 155650ca073d
