Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku flet për progresraportin e fundit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë.

Meta thotë se ky konstatim i KE, tregon gjendjen kritik të kapjes së shtetit. Ai shton po shprehet se nismat e opozitës po mbahen të bllokuara në parlament, përfshirë edhe ato të Partisë së Lirisë.

Kreu i PL, shton se qeveria nuk është fare e impenjuar për procesin e integrimit të  vendit në BE, por i intereson vetëm pushteti i saj.

“Ky konstatim i KE, tregon gjendjen kritike te kapjes se shtetit. Partia e Lirisë përmes deputetëve te saj ka depozituar ne parlament projektligjin që do të përfshinte deputetët dhe do të krijonte një klimë optimale. Ky projektligj mbahet i bllokuar. Qeveria i keqpërdor institucionet.

Qeveria shqiptare nuk shihet si një qeverisje që ka angazhimin e duhur për procesin e integrimit në BE. Ajo tregon se ky është një proces i parëndësishme për të.

Progresraporti thekson që korrupsioni është në nivele të larta dhe institucionet janë nën nivelin mesatar për ta luftuar.

Një nga faqet me problematike ka të bëjmë me lirinë e shprehjes, ka një përparim i kufizuar.  Ai  konstaton se ndërthuarja e interesave të biznesit dhe politikës, vazhduan të pengojnë median.

Raporti  thekson se parlamenti duhet të reformojë kodin zgjedhor” tha ndër të tjera Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re