Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para qytetarëve të Pogradecit objektivat e qeverisë për këtë zonë. Rama bëri me dije se ka në ‘tryezë’ një projekt me vlerë 15 milionë euro në zonën e Drilonit dhe një projekt për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit.

 

Për realizimin e këtyre projekteve, kryeministri kërkon votën e qytetarëve në favor të kandidatit të tij për Pogradecin, Ilir Xhagolli.

 

 

“Ne kemi në proces një projekt të madh, rreth 15 milionë euro që është në kantier në të gjithë zonën e Drilonit, projektin tjetër qe është në fazën përmbyllëse të kontratës për shëtitoren e liqenit të Pogradecit, një projekt që do ta transfromojë qytetin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën.

 

Kemi një sërë projektesh të tjeera që përfshin pjesëza të qytetit. Di që jemi akoma një borxh për të shlyer ndaj zonës së Mokrës dhe Gorës, ku ka potencial për zhvillimin e turizmit dhe ku mungon infrastruktura e nevojshme për t’i dhënë një hov turizmit dhe ekonomisë së zones”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Rama theksoi se PS nën drejtimin e Pogradecit ka transformuar këtë qytet. E kundërta do të kishte ndodhur, sipas kryesocialistit, nëse drejtimin e kësaj zone dhe jo vetëm do e merrnin kundërshtarët.

 

 

“Sot ka ndriçim jo vetëm në Pogradec, por edhe në 73 fshatra rrotull. Ndërsa ata nuk ndërrojnë dot as një llambë”, tha Rama.

 

 

Ilir Xhagolli, alternativa e PS për Pogradecin kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë ka Zini Tollozhina, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re