Në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë po diskutohet lidhur me paketën fiskale të project-buxhetit të vitit 2022. Gjatë zhvillimit të debatit, Edmond Spaho kërkoi që të bëhej e mundur dyfishimi i rrogave dhe pensioneve duke përmendur argumentin se Kosova i ka më të larta se Shqipëria.

Ndërsa pasi në Komision ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, Spaho nuk ngurroi ta pyeste lidhur me rritjen e pagave nëse 110 milion euro ashtu siç pritet, të shkojnë si dëmshpërblim për biznesmenin Italian Francesko Beccettin, pasi raportohet se shteti shqiptar e humbi gjyqin me të.

Spaho pyeti sesa do të ishin ngritur rrogat nëse do të përdoreshin ato 110 milionë euro.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho: Sa mund të ishin rritur rrogat me 110 milionë euro që do të shkojnë për Becchettin pas humbjes së gjyqit?

Ndërsa ministrja tha se nuk kishte ende asnjë vendim për pagesën e një fondi të tillë dhe shtoi se vendimet e arbitrazhit nuk ishin të parashikuara në buxhet përveç disa rasteve të veçanta ku ka ankesa të caktuara.

Ministrja, Delina Ibrahimaj: Nuk kemi asnjë vendim për 110 milionë euro, nuk i parashikojmë dot në buxhet vendimet e arbitrazhit. Në buxhet kemi vetëm disa ankesa të lidhura me këto raste. Por proceset gjyqësore nuk kanë përfunduar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re