Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar se në projekt-buxhetin për vitin 2022 do të jetë në plan rritja me 30% për personelin e forcave të armatosura.

Gjatë fjalës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Peleshi tha se nga rritja e pagës në nivelin 30% do të preket i gjithë personeli duke filluar nga ushtaraku më i thjeshtë, oficeri deri tek gjenerali.

“Projekt-buxheti i vitit 2022 plotëson nevojat e forcave të armatosura. Kërkesat janë gjithmonë më të mëdha se mundësitë por ne jemi në pritshmëri dhe po ecim kënaqshëm drejt objektivave, ky buxhet është progres i rëndësishëm. Me këtë projekt-buxhet është parashikuar rritja 30 % për personelin e forcave të armatosura, nga më i thjeshti deri tek gjenerali, krahasohemi me vendet e tjera nga vendet e rajonit. Duhet të jemi dinjitoz dhe kjo do të na bëjë më të motivuar për autoritetet ushtarake apo sic quhet ndryshe mbrojtja civile. Objektivi kryesor është modernizimi i forcave të armatosura”, tha Peleshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re