Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një takim me qytetarët durrsakë në qytetin e Durrësit me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Takimi bëri bashkë avokatë, aktivistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të cilët diskutuan dhe ranë dakord për hapat e mëtejshme për të kundërshtuar ligjin e miratuar nga qeveria.

I pranishëm në takim, avokati Altin Goxhaj e cilëson këtë nismë si një agjendë anti shqiptare që kishte si synim zhbërjen e trashëgimisë kulturore dhe historisë së Shqipërisë.

“Plani i tyre është që fillimisht ta marrin, më pas t’i ndryshojnë identitet. Kujtoni kur e filluan në Durrës me ndërtimet sesi shkatërronin të gjitha zonat e arkeologjisë. Aty ndodheshin pikat më të forta të arkeologjisë njëlloj si ato në Romë. Kjo është e gjitha një agjendë, agjenda Soros për zhbërjen e Shqipërisë duke i humbur identitetin dhe duke e shpopulluar” – tha Goxhaj.

Mes aktivistëve, ka qenë edhe gazetari Aulon Kalaja i cili tha se një projekt i tillë iqeverisë shqiptare do të kundërshtohej me tryezat për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe me dërgimin e ligjit në gjykatën Kushtetuese.

“Ky është një projekt-pilot për të rënë qytete me vlerë të madhe arkeologjike. Ky është një projekt i çmendur i qeverisë shqiptare të cilin ne duam ta ndalojmë me dy linja. Së pari duke krijuar tryeza të tilla me qytetarët të cilëve do ua bëjmë të ditur atë çfarë po ndodh duke i sensibilizuar. Dhe e dyta është që ne do ta godasim këtë ligj në gjykatën kushtetuese. Kemi kontraktuar një grup avokatësh shumë të mirë për këtë projekt. Gjithashtu një tjetër skandal ka qenë fakti që Akademia e Shkencave ka folur vetëm pasi kaloi ligji në parlament”-tha Kalaja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re