Skip to content

“Projekt korruptiv”- Balliu merr pjesë në protestën në rrugën Thumanë-Kashar: Pushteti të ulet dhe të dëgjojë kërkesat e qytetarëve

Klevis Balliu, i cili iu bashkua sot protestës në aksin Thumanë Kashar, ka postuar disa foto në Facebook, ndërsa shprehet se është kundër projektit dhe e cilëson atë korruptiv.

Gjithashtu, në emër të Partisë Demokratike, ai i bën thirrje qeverisë të dëgjojë kërkesat e qytetarëve, dhe jo të përdorë arrogancën dhe dhunën ndaj tyre.

Postimi i Balliut:

Sot në protestën e qytetarëve, kundër projektit korruptiv të pushtetit, në rrugën Thuman-Kashar.

Qëndresa e tyre është e frymëzuese.

Partia Demokratike i bën thirrje pushtetit të ulet dhe të dëgjojë kërkesat e këtyre qytetarve dhe jo të perdori arrogancën dhe dhunën siç bëri sot me këta qytetarë të nderuar.

“”