Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Rama shkruan se në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.
Kreu i qeverisë shprehet se ky projekt ka rëndësi madhore për kryeqytetin, pasi jo vetëm të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës.
“Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike🤝
🏗️Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë🫶”, shkruan Rama.
