Parlamenti Evropian miratoi sot (22 janar) projekt-rezolutën për Shqipërinë, duke bërë thirrje që në Reformën Zgjedhore të përfshihet e gjithë Opozita.

Sa i takon Komisioneve Parlamentare Hetimore theksohet se ndryshimet u miratuan pa konsensus, ndërsa thuhet se duhet të përdoren për për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike.

“Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri”, thuhet ne raport.

Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian ka shprehur keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re